Nicolas Cage dhe bashkëshortja e tij e katërt Erika Koike u ndanë zyrtarisht pas vetëm 4 ditë martesë.
Ish çifti e kishte depozituar kërkesën tre muaj më parë, ku Nicolas thoshte se “ishte shumë i dehur” për tu martuar.
Sipas TMZ gjyqtari zyrtarizoi divorcin më 31 maj. Madje aktori hollivudian 55-vjeçar ka pretenduar se është mashtruar pasi Erika nuk i kishte treguar lidhjen tjetër që kishte.
Madje problemet u shfaqën vetëm pak orë pas martesës, që u bë më 23 mars, ku ata u panë të debatonin jashtë hotelit ku qëndronin.