Dy sirianë janë ndaluar në Itali ku udhëtonin me tragetin e linjës Durrës- Bari dhe janë kthyer mbrapsht. Mësohet se sirianët kishin hipur fshehurazi në target në Durrës, për të mbërritur në tokën italiane, por karabinierëve nuk u kanë shpëtuar dot.
Ata u ndaluan nga Policia italiane dhe në momentin që u kapën, një prej sirianëve ka tentuar t’i marrë një efektivi pistoletën. Karabinieria italiane i ka neutralizuar dhe ka vijuar me procedurat për kthimin e tyre në Shqipëri, nga ku dhe ishin nisur.
Tashmë ata ndodhen në Durrës, ku kanë mbërritur me tragetin e radhës, të shoqëruar nga dy karabinierë.