Besim Muçaj, Ilir Daci, Ergin Peposhi, Ardit Peposhi dhe Gazmen Brahaj ishin në rrugë për në punë, por një aksident tragjik u mori jetën të gjithë. Pesë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në Edessa të Greqisë, ku një “Mercedes Benz” me targa shqiptare u përplas me një kamion, mësohet se ishin punëtor sezonal.
Sipas medias greke “Protothema”, pas operacionit të zjarrfikësve nga mjeti janë nxjerrë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 47-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar.
Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, për një arsye të panjohur ka përfunduar në korsinë e kundërt duke u përplasur me kamionin.
Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri i makinës ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari. I gjithë grupi i shqiptarëve ishin punëtorë sezonal dhe po shkonin në drejtim të Skydra në Veri të Greqisë. Sakaq, tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.
Sipas mediave bëhet fjalë:
Shoferi Besim Muçaj 55 vjeç, nga Kukësi me banim në Durrës.
Ilir Daci 50-vjeç, nga Preza me banim në Tiranë.
Ergin Peposhi, 19 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë.
Ardit Peposhi, 16-vjeç nga Kukësi me banim në Tiranë.
Gazmen Brahaj, 47-vjeç me banim në Durrës.