Ishte apo jo, e ftuar Arbana Osmani në premierën e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’? Kjo ka qenë dilema e ditës së sotme, por kjo foto konfirmon se moderatorja mori pjesë në eventin e rëndësishëm të televizionit të ‘Top Channel’ e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj.
Ndryshe nga herët e tjera, ku moderatorja paraprakisht ndante me ndjekësit detaje nga pjesëmarrja, mbrëmjen e djeshme ajo papritur ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale e të gjithë menduam se ajo nuk ishte e ftuar ose nuk kishte marrë pjesë në këtë organizim.
Por mesa duket, ka qenë vetë zgjedhja e saj që këtë herë të mos ekspozohej shumë.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto në Instastory ku e kanë etiketuar, duke treguar kështu edhe “look-un” e saj në eventin e mbrëmshëm.