Një 15-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi ra nga çatia e një ndërtese 4-katëshe teksa tentonte të kapte telefonin e saj që i ra gjatë një ‘selfie’.
Vajza humbi jetën tragjikisht në qytetin Ortaca në Mugla të Turqisë.
Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë nga ndërtesat fqinje në zonë.
Punonjësit mjekësorë dhe policia shkuan në vendngjarje dhe adoleshentja u dërgua në një spital shtetëror në gjendje kritike, ku luftoi për jetën e saj për 18 ditë para se të vdiste.