Mbremjen e sotme ka ndodhur një atentat në Vlorë. datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Kundër tij është qëlluar nga një makinë që ishte në lëvizje, e cila më pas është larguar me shpejtësi. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa ka ngritur postblloqe për të kapur autorin.
