Një 73-vjeçare është gjendur pa shenja jete ditën e sotme në një kanal hidrovori në zonën e quajtur Ishull Shëngjin.
Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. (djali i saj) për të bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.” – njofton policia.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.