Ish shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Berat. Pritet që trasportojnë drejt Tiranës, ku do të vuajë edhe dënimin me burg pasi në prill të këtij viti, GJKKO e dënoi me 12 vite burg pasi akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt.
Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.
Sëbashku me Kohilajn ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë.