Sot në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë i ftuar Arbër Hajdari, i njohur së fundmi si opinionisti i “Big Brother VIP Albania” për të folur si për detaje të jetës personale, po ashtu edhe për eksperiencën e tij të fundit.
Një nga pyetjet më pikante të intervistës që iu drejtua kishte të bënte pikërisht me rrogën e tij, se sa paguhej Arbër Hajdari.
Ai tha se për rolin e tij si opinionist ai nuk është paguar pasi për të ka qenë thjeshtë një eksperiencë.
“Në Big Brother nuk jam paguar sepse e kam bërë për qejf atë eksperiencë, jo për lekë. Kurse rrogë mujore unë marr 700 euro”- është shprehur ai.