Sherri mes presidentit të Laçit, Pashk Laska dhe atij të Tiranës Refik Halili pa dyshim që ka bërë ngjarjen e javëvs në sportin shqiptar. Përplasja fizike erdhi pas ndeshjes në Kupë, dhe mund të quhet një ndër incidentet më të rënda në vitet e fundit në futboll.
Padia është ngritur nga të dy për dhunë fizike, por përgjegjësia më e madhe i rëndoi presidentit të Laçit, pasi u akuzua se e kishte ndjekur me makinë Halilin deri në afërsi të kryeqytetit.
Lexo edhe: Laska dhe Halili rrezikojnë burgun, ja çfarë parashikon ligji për dy presidentët
Por drejtori i klubit të Laçit, Naim Halili, mohon të ketë qenë diçka e planifikuar. Sipas zyrtarit të kurbinasve, duke folur për “Panorama Sport”, ka qenë një rastësi fatale përballja e tyre pas ndeshjes në rrethrrotullimin e Doganës dhe pasi kanë shkëmbyer fjalë, situata ka degjeneruar në dhunë fizike.
Halili thotë gjithashtu se klubi i Laçit është “persekutuar” nga mediat dhe opinioni publik, edhe për rastet kur nuk ka pasur asnjë përgjegjësi. “Komisioni i Disiplinës e dënoi Pashk Laskën pas ndeshjes së të shtunës në kryeqytet njësoj sikur të kishte ushtruar dhunë. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Thjesht, ai u dënua me opinion. Pamjet e vërtetojnë këtë gjë”, deklaron Halili.
Si është e vërteta?
E vërteta është që Laska dhe Halili kanë rastisur në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë. Ka qenë thjesht një koincidencë fatkeqe. Aty më pas ka nisur një debat verbal dhe gjërat kanë precipituar disi. Por nuk ka qenë e planifikuar dhe nuk mund të thuhet se e kemi pritur keq Tiranën në atë ndeshje. Gjithçka shkoi mirë.