Këtë mbrëmje priten ndryshime nga trajneri Sylvinho sa i takon rreshtimit që skuadra kuqezi do të këtë në fushë në ndeshjen me ishujt Farore.
Ashtu sikur e tha dhe braziliani në prag të sfidës me Ishujt Faroe, formacioni do të ketë ndryshimi nisur nga ndeshja e fundit me moldavët. Duke qenë se objektivi i kualifikimit është arritur dhe përballë kemi një kundërshtar modest, sot do të luajnë lojtarët që nuk janë aktivizuar shumë në këto kualifikuese.
Ndryshimet nisin që nga porta ku në vend të Berishës do të luajë Thomas Strakosha. Mbrojtja me katër, ku në vendin e Elseid Hysaj do të luajë Ivan Balliu ndërsa pjesa tjetër është po njësoj.