Balerina shqiptare Isida Mollaymeri dhe ish-missi shqiptar Almeda Abazi kanë një shoqëri shumë të ngushtë së bashku të cilën e kanë ruajtur pavarësisht distancës Shqiperi-Turqi.
Isida së fundmi ka qënë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ aty ku u bë pjesë e disa lojërave ngacmuese të përgatitura nga moderatorja.
Balerina duhej të tregonte se çfarë i pëlqente dhe çfarë nuk i pëlqente tek mikeshat e saj të ngushta, e në mesin e tyre ishte dhe Almeda. Isida tregoi se gjëja që e acaron te Almeda janë dietat që ajo mban.
Moderatorja: Çfarë nuk të pëlqen tek Almeda Abazi?
Isida Mollaymeri: Ka një gjë që s’më pëlqen. Më acaron me dietat e veta, nuk e di …. Është e cmendur. Almedës i them: Të ka pikturuar Zoti, edhe në fytyrë edhe në trup. Është fiksimaxhie nga kjo anë. Kjo më çmend më shumë, sa here që thotë: “Jo, nuk ha se po mbaj dietë”