Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglou i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga anëtarët e grupimit ISIS. Sipas mediave të huaja, më 23 nëntor, truprojat e tij morën një paralajmërim se kishte përpjekje për të “hequr qafe” shefin e tyre.
Paralajmërimi nga Ministria e Brendshme u mor seriozisht dhe ndaj Imamoglou u rritën masat e sigurisë. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi arrestimin e autorëve.
Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme biseduan me gazetarin e “Sözcü”, lidhur me çështjen duke siguruar edhe një reagim zyrtar.
“Ne morëm një paralajmërim nga inteligjenca. Ka edhe emra. Megjithatë, nuk ka asnjë kërcënim konkret ose aktual të vrasjes. Ne, si shtet, morëm masat tona dhe paralajmëruam ekipin mbrojtës të Ekrem İmamoğlu,”-thanë ata.