Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena janë fotografuar gjatë ditës së sotme në plazhin e Qerretit.
Ismaili dhe Helena shfaqen të veshur shumë thjeshtë, sa që mund të kuptohet sikur janë lënë pas dore. Për një shkrimtar të tillë me famë botërore, një veshje e tillë mund të tregojë edhe një mosvlerësim të plotë.
Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka publikuar në Facebook një foto me dy figurat e shquara të letërsisë.
Spiropali ka vlerësuar dy autorët duke shkruar: Me një Gjeni si Ky dhe një Zonjë si Kjo, asnjë mundim nuk është i kotë, asnjë lodhje nuk është e tepërt, asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane, të begatë dhe të qytetëruar.
Kujtojmë që vepra e Kadaresë është përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme të botës, duke qenë kështu përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë