Sot në ditën e fundit të Panairit të Librit, në një nga stendat ndodhet dhe shkrimtari Ismail Kadare.
I shoqëruar nga bashkëshortja, Helena, po ashtu shkrimtare, dyshja ka bashkëbiseduar me lexuesit, teksa nuk kanë munguar as autografet për dashamirësit e tij. Ata kanë një përshëndetje të ngrohtë për dashamirësit e librave.
Prej 2018-ës kur erdhi me “Kur sunduesit grinden” nuk ka asnjë botim të ri. Në atë kohë u tha se mund të ishte libri i fundit i shkrimtarit, mirëpo po sot shkrimtari i kandiduar për “Nobel” ka dhënë lajmin e mirë se po “diçka po shkruan”.