Kapiteni Berat Gjimshiti dhe zëvendësuesi që mban shiritin në krah në vend të tij, Ardian Ismajli, janë dëmtuar teksa luanin për skuadrat respektive në Seria A.
Në vetëm 4 minuta diferencë, Ismajli dhe Gjimshiti kanë lënë fushën e lojës, në ndeshjet Empoli-Leçe dhe Udinese-Atalanta. Ismajli ishte titullar në ndeshjen e Empolit ndaj Leçes dhe pas një kundërsulmi të miqve, bëri shenjë nga pankina që nuk mund të vazhdonte më duke u shtrirë në tokë dhe kërkuar zëvendësim.
Pasi merrte ndihmën e stafit mjekësor, Ismajli u komunikoi mjekëve se kishte marramendje dhe u dërgua menjëherë në pankinë. Në sfidën që Atalanta luante si mike në kryeqytet, Gjimshiti u përplas kokë më kokë me një kundërshtar dhe përfundoi i gjakosur në fushë.