Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Itali/ Dalin në shitje pasuritë e paluajtshme me vlerë marramendëse të Silvio Berlusconit

19:10 / December 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vilat e berlusconit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vdekja e ish-presidentit italian Silvio Berlusconi në qershor të këtij viti, bëri që mediat italiane të nxjerrin në pah detaje interesante nga jeta e tij, ku më e përfolura është pasuria marramendëse.

Me vdekjen e ish-kryeministrit, familja Berlusconi ka vendosur shitjen e të gjitha pronave të paluajtshme në pronësi tij, duke përjashtuar njërën prej tyre. 

Bëhet fjalë për vilën “Acora”, e cila ka qenë në pronësi të ish-udhëheqësit të Forza Italia.

Sipas familjes së tij, shitja e vilës do të merret parasysh nëse oferta për ta blerë atë, do të jetë e përshtatshme.

Pjesa më e vlefshme e pasurisë së tij është padyshim Villa Certosa , vila gjigante në Costa Smeralda, e cila në vitin 2021 u vlerësua me një vlerë prej 259 milionë eurosh nga studio “Magnano & Partners.

”Në përgjithësi, shumica e pasurive të paluajtshme të Silvio Berlusconit ishin vendosur në administrimin e kompanisë “Dolcedrago” dhe në veçanti brenda kompanisë së pasurive të paluajtshme Idra, e cila kishte ndërtesa dhe toka me vlerë 412 milionë euro. Gjithashtu brenda së njëjtës kompani janë Villa Grande , një rezidencë luksoze në Appia Antica që i përkiste Franco Zeffirelli dhe Villa Belvedere, në Macherio”.

Jashtë “Dolcegrago”, ish-kryeministri italian posedonte prona si  Villa Gernetto , në Brianza, e cila supozohej të bëhej selia e Universitas Libertatis, me vlerë 44.8 milionë euro. 

Ndër të tjera, Berlusconi kishte nën zotërim një tokë, vlera e të cilës shkonte në 12 milionë euro, si dhe kinemanë Fiamma në Romë, në zonën e Piazza della Repubblica, me vlerë 4 milionë euro, përfshirë kinemanë King, e cila mbylli dyert e saj në 2022, dy vila në Antigua, Villa Campari në liqenin Maggiore, Villa Due Palme në Lampedusa, 5 apartamente dhe dy garazhe.

Berlusconi Shitje Vilat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.