Nëse e konsideronit diçka krej të zakonshme, nga sot duhet të mendoheni mirë përpara se të vendosni një unazë në gisht.
Një vajzë 12 vjeçare në Milano e zuri belaja nga unaza që kishte vendosur në gishtin e mesit. Ajo u paraqit në spital për ti dhënë zgjidhje, por edhe mjekët u dorëzuan pasi nuk mundën t’ia heqin unazën nga gishti që ishte enjtur dhe skuqur.
Ata kërkuan ndihmë nga shërbimi zjarrfikës. Këta të fundit ndërhynë me një mjet elektrik duke bërë të mundur prerjen e unazës pa i dëmtuar gishtin vajzës.