Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Italia ka 79 miliarderë/ Kush është në krye të listës dhe në cilin vend ndodhen trashëgimtarët e Armani-t

09:36 / December 19, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5300
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i miliarderëve italianë ka arritur në 79 dhe pasuria e tyre vazhdon të rritet me ritme të larta. Sipas klasifikimit të revistës Forbes, Giovanni Ferrero, Andrea Pignataro dhe Giancarlo Devasini mbeten tre personat më të pasur në Itali, duke dominuar listën për vitin 2025.

Në total, pasuria e 79 miliarderëve italianë shkon në 357,2 miliardë dollarë, një rritje prej 5% krahasuar me prillin e këtij viti dhe 65% më shumë se në klasifikimin e vitit të kaluar. Kjo tendencë pasqyron rritjen globale të pasurisë së super të pasurve. Sipas UBS, në nivel botëror, 2.919 miliarderë kanë përjetuar një rritje prej 13% të pasurisë së tyre në 12 muaj, duke e çuar totalin në 15.800 miliardë dollarë. Për më tepër, një pjesë e kësaj pasurie do të trashëgohet. Në 15 vitet e ardhshme parashikohet të dhurohen rreth 5.900 miliardë dollarë, prej të cilave rreth 90 miliardë nga miliarderët italianë.

Në krye të listës qëndron Giovanni Ferrero, president dhe aksioner i madh i kompanisë Ferrero, e njohur për prodhimin e Nutellës (me të ardhura prej 18,4 miliardë dollarë në 2024), si dhe autor i disa romaneve. Pas tij renditet Andrea Pignataro me një pasuri prej 36,9 miliardë dollarësh, e krijuar kryesisht përmes zhvillimit të softuare-ve financiare të kompanisë Ion dhe si aksioner i markës sportive Macron.

Në vendin e tretë është Giancarlo Devasini me 22,4 miliardë dollarë, pronar i Tether, kompania që emeton stablecoin-in më të përdorur. Së fundmi, Devasini përpiqej të blinte tërësisht Juventusin me një ofertë prej 1,1 miliardë dollarësh, e cila u refuzua, raporton Corriere Della Sera.

Përveç këtyre tre emrave, pak surpriza të tjera janë regjistruar. Në vendin e katërt ngjitet Francesco Gaetano Caltagirone me një pasuri prej 9,8 miliardë dollarësh, për shkak të vendit të liruar nga Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë më 4 shtator. Trashëgimtarët e stilistit janë katër nga pesë emrat e rinj në listë: Pantaleo Dell’Orco, partneri dhe bashkëpunëtori i tij, renditet i 39-ti me 2,5 miliardë; Rosanna Armani dhe nipërit Silvana Armani dhe Andrea Camerana janë në vendin e 72-të me 1,1 miliardë; ndërsa mbesa tjetër, Roberta, renditet e 78-a me 1 miliard dollarë.

Një tjetër ‘hyrje e re’ në listë është Filippo Ghirelli, i cili në 2023 bleu 25% të rafinerisë indiane Nayara, e kontrolluar nga kompania ruse Rosneft. Ndër gratë më të pasura spikat Massimiliana Landini Aleotti e kompanisë farmaceutike Menarini, e gjashta në renditjen e përgjithshme me 8,1 miliardë dollarë.

Lista e 79 miliarderëve italianë pasqyron një rritje të qëndrueshme të pasurisë së super të pasurve, e cila, sipas parashikimeve, do të trashëgohet masivisht në dekadat e ardhshme, duke e bërë këtë elitë ekonomike të jetë në një pozitë të fuqishme për brezat e ardhshëm.

Armani Italia miliarderë79
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.