Në Itali nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje futbolli që ishte parashikuar. Vendimi vjen pas lajmit për ndarjen nga jeta të Papës.
Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio dhe Parma-Juventus janë shtyrë për një datë tjetër. Seria B ka shtyrë të gjithë javën e 34-t që ishte parashikuar për sot.
Sa i përket ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë (Inter-Milan dhe Bologna-Empoli), do të luhen rregullisht.
Komiteti Olimpik Italian ka vendosur të anulojë çdo aktivitet sportiv të parashikuar për ditën e sotme.
