Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Italia pret Gjermaninë në duelin e Ligës së Kombeve

13:15 / March 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
futboll
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dikur ka qenë një festë e madhe. Kohët kanë ndryshuar shumë, dhe një Itali-Gjermani ndoshta nuk I fikson të gjithë përpara televizorit, por gjithsesi tërheqja e emrave është e fuqishme.

Të Kaltrit dhe “teutonët”, të dy bashkë 8 herë kampionë të botës, do të luajnë sonte në 20:45 në “San Siro”, duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kombeve.

Asnjëri nga gjigandët nuk e ka fituar dot këtë konkurrim të krijuar vitet e fundit, dhe kjo e tregon qartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa titujt e fundit botërorë janë fituar nga Italia në 2006 dhe Gjermania në 2014.

Trajneri Luçiano Spaleti ka një ekip pa yje, dhe spikasin vetëm Donaruma, Bastoni e Barela, nëse këta mund të quhen të tillë për standardet e Të Kaltërve.

Sulmuesi I Atalantës, Mateo Retegi, është I dëmtuar, Dimarko I Interit po ashtu, ndërsa debutues është Kazadei nga Çelsi.

Ish-trajneri kampion me Napolin pritet të luajë me skemën 3-5-1-1.

As Gjermania nuk është mirë kur është fjala për emrat e mëdhenj.

Mungojnë Nojer I dëmtuar, e padyshim Ter Shtegen, po ashtu sulmuesi më në formë, Florian Virc I Leverkusenit.

Në formacionin e trajnerit Julian Nagelsman, me skemën 4-2-3-1, janë Kimih, Rydiger, Sane, Musiala apo Adejemi.

Nagelsman ka premtuar se do të vazhdojë me stilin sulmues, edhe pse janë pësuar shumë gola.

Italia kryeson në bilancin e përgjithshëm me 15 fitore ndaj 10 të kundërshtarit, por në pesë sfidat e fundit “pancerët” kanë 3 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje.

Duel gjermani Italia liga e kombeve televizor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Italia zmbraps sulme kibernetike ruse që synonin Lojërat Olimpike

22:21 / February 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.