Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Italianët duan të pushtojnë “Air Albania”, por ka kaos me biletat. Arkitekti garanton: Vetëm stadiumi i Juves dhe i Udinezes kanë atë standard

21:06 / May 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
air albania stadium
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tifozët e Romës janë gati të pushtojnë Tiranën me 25 maj për të ndjekur skuadrën e zemrës përsëri në një finale ndërkombëtare. Por udhëtimi drejt Shqipërisë nuk duket i sigurt për shumë syresh, pasi ka një kaos total me biletat. E përditshmja sportive italiane “Corriere Dello Sport” ka shpjeguar në një artikull sot se stadiumi “Air Albania” ka krijuar vështirësi të mëdha për finalen, duke pasur parasysh një kapacitet të limituar, me vetëm 19 mijë vende për këtë duel.

Klubet e Romës dhe Fejnord pritnin të merrnin siç është e traditës, një të tretën e biletave për këtë sfidë, por UEFA u ka dorëzuar shumë më pak. Romës i kanë mbërritur vetëm 3500 bileta, të cilat ajo ka qenë e detyruar t’i shpërndajë falas. Një pjesë i ka shkuar me short të abonuarve, një pjesë sponsorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe një pjesë atyre që ishin në ndeshjen e famshme ndaj Bodo. Grupet e organizuara të tifozerisë të klubit italian kanë marrë vetëm nga 100 bileta secili.

Ndërkohë, priten bileta të tjera nga UEFA, por kjo e fundit ka vendosur të nxjerrë fillimisht në shitje biletat në faqen e saj, nga 50 në 180 euro për vendet që mbeten. Duhet të jenë rreth 10 mijë bileta në shitje por priten të jenë shumë më pak, pasi disa janë prenotuar me kohë.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=628&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fitalianet duan te pushtojne air albania por ka kaos me biletat arkitekti garanton vetem stadiumet e juves dhe i udinezes kane ate standard%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.comNë Itali kritikojnë UEFA-n për zgjedhjen e një stadiumi të vogël, por arkitekti italian i stadiumit “Air Albania”, Marko Kazamonti, ka insistuar se të gjithë duhet ta shohin këtë ndeshje si një mundësi të mirë për të shijuar një impiant modern që duhet marrë si shembull edhe në Itali.

“Është një nga më modernët në Europë. Unë e kuptoj problemin e kapacitetit, por ky stadium u zgjodh pikërisht për efiçencën e tij. Shikueshmëria dhe komforti janë perfekt, pastaj është pozicionuar në zemër të qytetit, thuajse të gjithë mund ta arrijnë në këmbë”, tha ai. “Në Itali, vetëm ‘Juventus Stadium’ dhe ‘Dacia Arena’ kanë një standard të këtij niveli. Konsumimi i energjisë me ndriçimin LED është shumë i ulët, është teknologjia e gjeneratës së fundit në çdo aspekt”, garantoi ai.

air albania arkitekti italianet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.