Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Italianët japin alarmin: Shqiptarët kontrollojnë prostitucionin, shfrytëzojnë 120 mijë femra në rrugë

16:31 / October 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prostitucion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mafia shqiptare kontrollon biznesin e trafikut të prostitucionit në Itali.

Në një material të publikuar sot me titullin “Duart e Mafias shqiptare në rrugë. Janë 120 mijë skllave seksi”.

E përditshmja italiane informon se biznesi i përfitimit nga shfrytëzimi i prostitucionit në Itali ka kapur vlerën e 4 miliardë euro në vit, me një rritje prej 28% gjatë 10 vjeçarit të fundit.

Në rrugët italiane përllogariten të jenë rreth 120 mijë vajza e gra, të huaja e italiane që shfrytëzohen nga padronët e tyre duke punuar si prostituta, e ofruar shërbim seksi rreth 3.5 milionë klientëve, frekuentues të përhershëm ose të rastësishëm të tyre.

“Mafia shqiptare ka një shtrirje kapilare të kontrollit të biznesit të prostitucionit në të gjithë Italinë. Kontrolli i tyre është sa vjen e më i fortë e komplet”, shkruan e përditshmja italiane.

“Është një organizim kriminal çdo vit e më i pashpirtë e efikas.”

Padronët e seksit e përditshmja italiane i quan “lover boy” që shtiren të dashuruar, emigrantë në Itali e që fejohen në vendin e tyre të origjinës me vajzën e radhës.

Pas mbërritjes në Itali e hedh të dashurin e tij në rrugë e bëhet padroni i saj duke e shfrytëzuar si skllave seksi.

Fillimisht këto grupe kriminale mjaftoheshin me një, dy o tre vajza, ndërsa tani janë specializuar me teknikat e manipulimet duke administruar dhjetëra vajza njëherësh që i garantuan një fitim gjithnjë e më rritje.

Statistikat e skllaveve të seksit në Itali janë preokupuese, por janë vetëm veç shifra për autoritetet, shkruan La Stampa.

Kush i shfrytëzon rrezikon një dënim deri në 2 vite burg por që në gjykim të shkurtuar shkon në 16 muaj.

“Të burgosurat e “djemve te dashuruar” janë në sytë e kujtdo që ecën në rrugët ku praktikohet prostitucioni. E megjithatë janë të padukshme. “

Media italiane thekson se ato duhen quajtur viktima të trafikut të qenieve njerëzore e dënimi i padronëve të tyre duhet të jetë me i rëndë nga 6 deri në 12 vite burg.”

La Stampa shkruan se klanet mafioze shqiptare kontrollojnë viktimat e prostitucionit kryesisht nga vendet e Evropës Lindore si Bullgaria, Shqipëria, Ukraina etj.

Prostitutat shqiptare përbëjnë 1.67 % të tyre e renditen pas atyre me kombësi nigeriane e rumune. Por në kurthin e “lover boys” bien dhe vajza italiane.

60 % e prostitutave ne Itali janë të huaja, 37% e prostitutave janë minorene. 60 % shfrytëzohen në rrugë, 20 % online e 40 % në qendra estetike, në apartamente e lokale të natës, shkruan Ora news.

Çmimi i një prostitute në Itali shkon nga 500 euro për eskortat ekstraluksoze në 30 euro për ato në rrugë.

Në çdo 10 prostituta, 9 prej tyre janë viktima të shfrytëzuar nga mafia e prostitucionit.

La Stampa prostitucion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.