Mersim Brahimi, 62-vjeç banues në Shkodër është vënë në pranga nga policia. Gjatë kontrolleve të kryera dhe këqyrja e telefonit nga uniformat blu, janë konstatuar faqe për bastet sportive. Kontrollet gjithashtu janë kryer në lokalin e tij.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.