Gazetarja Iva Tiço foli sot tek “ngacmimi online” që kishte me Ermal Mamaqin.
Për këtë gjë Iva tha: “Kam lexuar aq shumë libra sa nuk mund të futem në një trajnim ku citohen libra që t’i kanë thënë të tjerët. E ke gjëkundi Iva Tiço që i thotë Ermalit apo filanit ndonjë gjë. Nuk kam zënë asnjë emër në gojë. Kam bërë gallat, në një faqe ku është dhe mikesha ime me të cilën unë bëj gjithmonë gallat. Vet i tha, vet i bëri, i zhbëri, vet nuk e shiti librin.”
Ndërsa po flisnin për formate ku ajo ka qenë pjesë e tyre më herët si juri, Iva tha në ABC se nuk sheh televizion, maksimumi një edicion lajmesh në shqip dhe një në gjermanisht.