Gazetarja Iva Tiço ka bërë testin e koronavirusit dhe rezultatin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke zbuluar se ka dalë negative.
Iva ka treguar se nëse do e kishte kaluar Koronavirusin dhe nëse trupi i saj do kishte antitrupa, do kishte dhuruar plazmë për të ndihmuar të infektuarit e rinj. Gazetarja ka bërë thirrje që të tjerët që munden ta bëjnë këtë gjest të mirë.
“Sipas analizës unë nuk e kam kaluar Covid-19, pra nuk kam antitrupa. Nëse do të kisha do kisha dhuruar plazmë, me vrap siç dhuroj edhe gjak herë pas here. Është një gjë shumë e thjeshtë, bëni një gjest të mirë”, ka shkruar ajo.