Motra e Mauros tashmë do të përballet me Vanda Narën në gjykatë pas fjalëve për vëllain e saj. Motra e sulmuesit disa kohë më parë kishte shprehur fjalët e saj për sa i përket çështjes Ikardi ku argjentinasi kishte probleme me Interin.
Ajo u shpreh se ai nuk duhet të ketë Vandën agjente, por as si grua. Vanda e ka padiur Ivanën për shpifje. “Pas sulmit televizim të pajustifikuar Ivana Ikardi do të paditet për shpifje. Ajo paralajmërohet për përdorim të emrit dhe imazhit për të fituar famë dhe përparësi ekonomike”, ishte dokumenti që Vanda “reklamoi” në “Twitter”. /panorama/