Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Ivanka Trump vijon të qëndrojë në Vlorë edhe sot.
Sipas medieve, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po zhvillon një tjetër vizitë në Manastirin e Zvërnecit dhe në zonën e Porto Novës.
Ivanka Trump mbërriti dje në qytetin bregdetar të Vlorës e shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga Policia, teksa qëndroi në një nga hotelet në zonën e “Ujit të ftohtë”.
Ivanka Trump vizitoi zonën e Novoselës dhe më pas edhe Zvërnecin. Gjithashtu, në itinerarin e saj ka qenë edhe zona bregdetare e njohur si Porto Novo.
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner kanë shfaqur interes më herët për projekte zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.
