Avionët luftarakë izraelitë goditën shtëpinë e Ismail Haniyeh në Gaza kreu i byrosë politike të Hamasit.
Haniyeh, i konsideruar si udhëheqësi i grupit militant, ka jetuar në Katar për disa vite. IDF tha se shtëpia e tij ishte “përdorur si infrastrukturë terroriste dhe shpesh shërbente si pikë takimi për liderët e lartë të Hamasit”.
Ushtarët izraelitë gjithashtu shkatërruan një depo armësh të forcave detare të Hamasit, që përmbante pajisje zhytjeje, pajisje shpërthyese dhe armë.