Ushtria izraelite ka rrethuar plotësisht qytetin e Gazës. “Kemi vrarë militant të Hamasit dhe një komandant të rëndësishëm. Ne do të vazhdojmë operacionin tonë deri në fitore”, shkruan ushtria izraelite në Telegram. Forcat e shteti hebre pranojnë se janë ndeshur me një breshëri të rëndë me armë zjarri dhe mjete të tjera luftuese nga ana e militantëve palestinezë në brendësi të Rripit të Gazës.
Izraeli konfirmoi vdekjen e 4 ushtarëve të tij, duke e çuar në 23 numrin e të vrarëve mes ushtarëve të angazhuar për ofensivën tokësore. Qeveria e Benjamin Netanyahu-t njoftoi se palestinezët nga Gaza që punojnë në Izrael do të dërgohen për në enklavën e rrethuar.
Ministrat e kabinetit të sigurisë të Izraelit, votuan për transferimin e fondeve tatimore të mbledhura për Autoritetin Palestinez në Ramallah, por zbritën paratë e destinuara për Rripin e Gazës. Kështu bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit. Duke shtuar se “Izraeli po ndërpret çdo kontakt me Gazën”.