A ndjeni se partneri juaj ka humbur interesin ndaj jush? E vërteta është se shumë nuk i kushtojnë vëmendje shenjave të caktuara që sinjalizojnë krizën në një marrëdhënie. Kjo për shkak se shumica e njerëzve besojnë se është një fazë dhe se ajo do të kalojë.
4 shënjat e mëposhtme sipas ‘powerofpositivity.com’ mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse partneri ka humbur interesin për ju apo jo.
1. Ndryshimi i përparësive.
Pëpara interesohej për nevojat tuaja, ndersa tani nuk kujdeset më?! Atëherë kjo është një nga shënjat e para shqetësuese që tregon se partneri juaj ka ndryshuar përparësitë e tij.
2. Mungesë komunikimi, nuk flsini aq shumë sa më parë
Kur një çift ka ndërprerë komunikimin, atëherë marrëdhënia është dukshëm në një krizë. Mungesa e komunikimit është një nga elementët më të rëndësishëm për të mbajtur marrëdhenien gjallë.
3. Nuk pyet më për këshillat tuaja.
Ky qëndrim jo vetëm që tregon se dashuria është zbehur, por edhe se besimi mes jush është thyer.
4. Debatoni vazhdimisht
Zenkat dhe debatet e shpeshta e demtojnë rëndë marrëdhënien tuaj, pasi e ndryshon atë dhe gradualisht deri sa të mos ketë më kthim pas.