Pas largimit nga kreu i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ka zgjedhur të shkojë në Gjykatën e Apelit Administrativ.
Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e fundit vendosi publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Dvorani, i cili kishte të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë.
Dvorani ishte ftuar që të zgjidhte një nga pozicionet si: Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata e Apelit Durrës, Gjykata e Apelit Korçë, Gjykata e Apelit Gjirokastër, Gjykata e Apelit Shkodër.
Kujtojmë që Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftimi mbarimin e mandatit për Ardian Dvoranin, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë që prej viti 2005.