Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë ‘blic’ në Korçë, në zonë e prekur nga tërmetet e rëna disa muaj më parë ku shumë shtëpi u shembën plotësisht apo u dëmtuan duke u bërë të pabanueshme.
Ai ka postuar disa foto në profiling e tij në facebook,por ajo që ka tërhequrt vëmendjen është ‘përulaj’ duke i puthur dorën një zonje të moshuar, gjë e cila është komentuar nga ndjekësit e tij në mënyra të ndryshme.
NDërkohë një qytetar e ka krahasuar Ramën me Salvinin, për të cilin thotë se ai puth kryqet, ndërsa kryeministri ynë puth plakat.
“Respekt per punen por … ka dal ne mode qe politikanet jane bere edhe artista ( ju ishit tashme ) Salvini puth kryqet, ju puthni plakat…. Shume spektakel Nuk eshte shenje e mire”, shkruan qytetari.
Ndërkohë Rama nuk ka nguruar ti përgjigjet duke thënë se ai ka qenë artist pa hyrë në politikë ndërsa shton duke iu referuar citimit të qytetarit në lidhje me ‘spektaklin politik’ “ty per shembull, s’te puth edhe sikur te me thoshin, aman puthe se do marresh 2 milione vota per 2 dekada te tjera🥴🤣”
“une artist kam qene pa hyre ne politike dhe plakave u kam puthur gjithmone duart, po per spektakel politik ty per shembull, s’te puth edhe sikur te me thoshin, aman puthe se do marresh 2 milione vota per 2 dekada te tjera🥴🤣”, shkruan Rama
Ndërkohë një tjetër komentes i ka kujtuar hotelet me 5 yje që rri ministrja sipas tij, ndërsa kryeministri shprehet se ato llafe atyre që u besojnë gëjeshtrave, ndërsa shton se ministrja sipas tij e ka sqaruar vetë dhe shumë qartë.
Bravo po i nderton po ndo nje llaf per ato akuzat neper hotel me 5 yje qe rri minstrja apo vl atyre se populli paguan
“ato llafe u’a kam lene atyre qe duan te besojne genjeshtrat se per ata leshohen🤮 Ministrja e ka sqaruar vete shume qarte, me fakte e me shifra reale, per kedo qe do te shikoje dhe do te degjoje, po kush nuk, do nuk do🥴”, ishte përgjigja e Ramës.