Farmacistët do t’i nënshtrohen provimeve të shtetit dhe atyre të aftësimit praktik.
Sipas Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 9 tetor i këtij viti. Po kjo datë vlen si afati i fundit për paraqitjen e kërkesës dhe mandatin e pagesës nga ana e praktikantëve që do t’i nënshtrohen provimit të VAP në mënyrë të përsëritur. “Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambientet e UFSH, nga data 14 – 18 Tetor 2019, sipas ndarjes së mëposhtme: Data 14.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3017 – 3056; Data 15.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3057 – 3096; Data 16.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3097 – 3136; Data 17.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3137 – 3175; Data 18.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3176 – 3185 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme”,-thekson Urdhri i Farmacistëve. Ndërkohë, praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit si dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment