Showbizit i shtohet edhe një tjetër çift që fejohet. Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo i kanë dhënë fund beqarisë. Aktorja 23-vjeçare dhe këngëtari Italian kanë shpallur fejesën pas 2 vitesh lidhje.
“Ajo tha po”-shkroi Benjamin krah fotove me Bellën duke nxjerrë në pah unazën.
“Faleminderit që je e mrekullueshme. Të dua kaq shumë. Ne do martohemi dhe dasmën do e bëjmë në Itali dhe Amerikë”-tha Mascolo.
Këngëtari italian e ka shprehur gjithmonë dashurinë që ka ndaj Bellës duke mos kursyer dedikimet në rrjete sociale, prandaj dhe ky lajm i bukur po pritej me padurim nga fansat.
Bella dhe Benjamin u lidhën në prill të vitit 2019 dhe e shpallën publikisht në qershor të po atij viti.