Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje ndaj Francës në stadiumin “Siant Denis” të Parisit, në një ndeshje që pritet të prodhojë shumë emocione. Trajneri Edoardo Reja nuk do të ketë shumë probleme me formën e futbollistëve, pasi pjesa më e madhe e tyre e kanë nisur mjaft mirë sezonin e ri në ekipet përkatëse. Strategu italian ka përzgjedhur 11 lojtarët më në formë për të zbritur në fushë, me skemën 3-5-2.
Në portë do të luajë Strakosha. Në mbrojtje Ismajli, Mavraj dhe Gjimshiti, të cilët do të mbështeten nga krahët nga Lenjani dhe Hysaj, duke e kthyer në 5 linjën defensive në aksionet mbrojtëse.
Në mesfushë Ramadani, Abrashi dhe Xhaka do të formojnë trinomin me detyra si sulmuese, por më shumë mbrojtëse për të thyer aksionet e gjelave. Në sulm Uzuni dhe Balaj do ta nisin nga minuta e parë, duke formuar një dyshe të shpejt, me shkodranin që mund të bëhet protagonist në goditjet e ndaluara me gjuajtjet me kokë.