Një ngjarje e rëndë është parandaluar në burgun e Fierit, pasi i dënuari përjetë Dan Hutra, në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, kishin thurur një plan për t’u arratisur nga burgu i Fierit.
Mësohet se në dhomën ku ishin të akomoduar të burgosurit, ishte nisur prerja e zgarës së dritares me mjete të improvizuara, ndërsa në dhomë më pas u gjet edhe një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.
Tre të përfshirët e tjerë në këtë ngjarje janë Martin Kapllani, banues në Vlorë, të cilit, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, Geraldo Veizaj banues në Vlorë, të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja” dhe Fati Kovaçi, po ashtu banues në Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.