Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ja për cfarë Kamber Sulçaj u konfliktua me Gazmend Braçin! Zbardhet dëshmia kyçe që zbuloi autorin e vrasjes së italianit Edoardo Sarchi në Tepelenë

10:15 / September 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 fdd 1759214080
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulohen detaje të reja për dinamikën e ngjarjes dhe mënyrën se si grupi hetimor i Policisë së Gjirokastrës ra në gjurmët e autorit të vrasjes së italianit Edoardo Sarchi. Kamber Sulçaj po udhëtonte me makinën e tij drejt stanit që kishte në pronësi, jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Rrugës është shkëmbyer me një makinë me të cilën po lëvizte Gazmend Braçi me disa miq të tij. Mes tyre ka nisur një debat për shkak të dritave të gjata që Braçi mbante, ndërsa Sulçaj e ka akuzuar se po e verbonte, duke lëshuar sharje dhe fyerje në drejtim të tyre, debat verbal që ka vijuar për disa minuta.

Në vijim Gazmend Braçi është nisur me makinë drejt shtëpisë së tij më Salari, por autori i dyshuar i vrasjes i ka ndjekur nga pas. Në një moment, makina e Braçit është prishur dhe ka telefonuar babanë e tij, Eqerem Braçi, dhe i ka kërkuar të shkonte ti merrte pasi makina i kishte lënë.

Eqerem Braçi është nisur me 2 makina, bashkë me italianin Sarchi. Sapo kanë arritur atje, në drejtim të makinave është qëlluar me armë, moment kur një plumb ka prekur italianin. Për disa minuta, Kamber Sulçaj nuk i ka lënë të lëvizin, pasi ka vijuar të qëllojë në drejtim të tyre. Pasi është larguar, makinën e ka fshehur në një zonë të thellë poshtë një peme.

Sipas burimeve, 2 dëshmitarë që kishin kaluar rastësisht në rrugë me motoçikletë, dhe kanë dëgjuar sherrin, që më pas përfundoi me të shtëna me armë, dhanë dëshminë kyçe që bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit.

Dëshmitarët kanë treguar se nuk kishin mundur të shihnin personat për shkak të errësirës, por kishin dëgjuar debatin mes tyre dhe më pas të shtënat e armës. Ata i treguan policisë tipin e automjetit të të dyshuarit, makinën e bardhë me karroceri, dhe targat, të cilat më pas përputheshin me pamjet e kamerave në distancë.

Nga ekspertiza paraprake, mjekësia ligjore zbuloi se italiani Sarchi u qëllua me një plumb në pjesën e sipërme të kofshës. Plumbi ishte tejshpues, nga pjesa e pasme dhe ka dal para. Fillimisht, personat që e shoqëronin i kanë dhënë ndihmën e parë duke i lidhur këmbën, por për shkak se plaga ishte e madhe, Sarchi humbi shumë gjak, çfarë i shkaktoi edhe vdekjen. Të njëjtat burime sqarojnë se po sipas ekspertizës, autori ka përdorur për të kryer krimin një armë zjarri pushkë me viaska me dylbi nate, nga ajo që përdoret për gjuetinë e derrave. Pavarësisht kontrolleve, autori nuk është mundur të gjendet, por banorët, ose njerëzit që e njihnin, e përshkruajnë si person që kishte varësi nga alkooli, dhe kur ishte në gjendje të dehur shfaqte shenja të rënda agresiviteti. Madje, edhe në momentin e krimit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Fillimisht, personat që u shoqëruan në polici u dyshuan si autorë nga hetuesit, por dëshmitë e dëshmitarëve që panë sherrin, përputheshin me dëshmitë e tyre. Megjithatë, edhe përgjigja e mjekësisë ligjore i përjashtoi nga të qenit të dyshuar, për shkak të armës që ishte qëlluar Sarchi. Arma e krimit nuk është gjetur, por në vendin ku policia gjeti makinën, u gjetën edhe sende të tjera me rëndësi. Mes tyre një dylbi që dyshohet se është e armës së krimit, që Kamber Sulçaj e ka marrë me vete. Po ashtu, një tjetër provë me rëndësi për hetimin është edhe një dokument leje e armës pushkë me viaska me dylbi nate, në emër të tij, e cila përputhet me armën e krimit.

Edoardo Sarchi gazmend braci kamber sulcaj tepelene Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.