Si çdo aksesor tjetër, syzet shpeshherë mbledhin grimca të vogla të pluhurit, për të mos folur për njollat e fondatinës të përziera me djersë dhe gërvishtjet që duket sikur tubullojnë shikimin.
Në mungesë të solucioneve dhe copave të posaçme, shumë prej nesh mund të kemi përdorur mjete të papërshtatshme gjatë pastrimit të tyre.
Mirëpo, pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë.
Është e nevojshme të mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.
Nëse vini re njolla yndyre tek lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngshëm për larjen e enëve.
Duhet të sigurohuni që solucioni që po përdorni nuk përmban përbërës që mund të dëmtojnë lentet. Më pas duhet t’i shpëlani mirë dhe t’i thani me një leckë të pastër dhe të butë pambuku.