Lionel Messi do ta bëjë debutimin me ekipin e tij të ri më 21 korrik, kundër Cruz Azul, sipas “sport.es”, siç ka bërë me dije Jorge Mas, aksionari i klubit.
Lajmi se mbajtësi i ylli argjentinas do të luajë në MLS, ka bërë që amerikanët t’i blejnë të gjitha biletat deri në fund të sezonit.
Për shembull, në ndeshjen e muajit të ardhshëm, që mund të jetë ndeshja e parë e argjentinasit në Inter Miami, bileta më e lirë është 1.000 dollarë. Ndërsa një vend në zonën VIP, më afër fushës, arrin në 10.000 dollarë, sipas “dailystar.com”.