Epiqendra e fillimi të pandemisë, Wuhan po i rikthehet normalitetit pasi rastët e infektimeve me Covid-19 po bien më ritme të shpejta. Kufizimet në Wuhan janë hequr të gjitha dhe njerëzit po i kthehen normalitetit duke u hapur të gjitha shkolla, bizneset, si edhe jeta e natës.
Ndërkohë që ekspertët shëndetësor në lidhje me uljen e rasteve janë shprehur se kanë qenë 2 faktor kryesor që kanë bërë të mundur rënien e rastev. E para është karantina e rreptë dhe masat e ashpra që u morën që në fillim të pandemisë, ndërsa faktori i dytë që ka bërë të mundur rënien e rasteve është dhe testimet masive që u bën në të gjithë vendin.
Wuhan njihet si vendi ku nisi pandemia që më pas u përhap në të gjithë botën. Që nga fillimi i pandmisë në Kinë janë regjistruar 86 464 persona me Covid-19, ndërsa 4634 të tjerë kanë humbur jetën.