Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nuk ka ndaluar së qëni aktive për kauzat opozitare, ndonëse gjendet në pritje të ëmbël.
Jorida është pikasur ditën e djeshme gjatë rivendosjes së shkronjave të Teatrit Kombëtar, të cila u hoqën në mënyrë misterioze mbrëmjen e 26 prillit. E veshur me një bluzë të bardhë me vija të zeza, Jorida dukej me një bark tejet të rrumbullakosur.
Gjashtë ditë më parë, ish-deputetja bëri vetë me dije në studionin e “ABC News” se ndodhet në pritje të një djali. Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy binjakeve, Arba dhe Iris.