Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Ja si ndikon te shëndeti juaj nëse qëndroni në këmbë kur konsumoni ushqim

22:25 / July 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë njerëz mendojnë se të hash ushqim ndërkohë që qëndroni në këmbë, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Në fund të fundit, shumëkush e sheh si një mënyrë për të qenë më aktivë dhe për të bërë edhe më tepër hapa.

Por, a ndikon kjo mënyrë të ngrëni në proçesin e tretjes së ushqimit?

Përfitimet e të ngrënit në këmbë
Për disa njerëz, qëndrimi në këmbë gjatë ngrënies mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të refluksit të acidit. Refluksi i acidit ndodh kur presioni i shtuar në stomak bën që përmbajtja e stomakut të kthehet në ezofag. Kjo shkakton një ndjesi djegieje në mes të gjoksit (urth) ose në fyt, shije të thartë në gojë dhe gromësira.

Rreziku i refluksit acid rritet kur shtriheni direkt pas ngrënies, sepse në këtë pozicion ushqimi dhe acidi mund të rrjedhin lehtësisht nga stomaku në fyt. Në të kundërt, pozicioni në këmbë ushtron më pak presion në stomak. Kjo do të thotë se është më pak e zakonshme që të ndodhë refluksi.

Pse mund të jetë e dëmshme? Mund të shkaktojë gazra dhe fryrje
Në aspektin fiziologjik, nëse dikush qëndron në këmbë ndërsa ha, gjaku grumbullohet tek këmbët e tyre dhe kjo zvogëlon rrjedhjen adekuate të gjakut në zorrë, aty ku është i nevojshëm për tretjen. Kjo do të shkaktojë tretje të dobët të karbohidrateve, gjë që mund të çojë në gazra dhe fryrje.

Për më tepër, njerëzit që hanë në këmbë zakonisht priren të hanë shpejt. Dhe kjo rrit shanset për të gëlltitur më shumë ajër dhe të shkaktojë gaz shtesë në bark.

Mund të çojë në mbingrënie
Siç e dimë, njerëzit që hanë në këmbë zakonisht priren të përtypen më shpejt dhe ky ritëm i shpejtë mund të nxisë mbingrënien për disa arsye.

Së pari, qëndrimi në këmbë gjatë ngrënies zakonisht pasohet nga lëvizje, gjë që promovon një tretje më të shpejtë dhe si rrjedhojë mund t’ju marrë uria edhe më shpejt. Së dyti, kur hani shpejt dhe në këmbë, jeni më i prirë të shpërqendroheni. Dhe kur nuk jeni të përqendruar gjatë ngrënies ose nuk shijoni çdo kafshatë, ka gjasa që të mos ndiheni të ngopur.

Nga ana tjetër, sa më gjatë të përtypeni, aq më pak ka gjasa që të hani më tepër ushqim. Në fund të fundit, është zgjedhja juaj të uleni apo të qëndroni në këmbë. Megjithatë ajo çfarë është më e rëndësishme është të jeni “të vëmendshëm” gjatë ngrënies dhe të jeni në harmoni me atë që trupi juaj ka nevojë.

kembe shendeti ushqim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

20:21 / January 30, 2026

I ftohti ekstrem përfshin SHBA/ Mbi 600,000 familje pa energji elektrike

15:39 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.