Këngëtarja nga Barbadosi bëri bujë me videon e fundit të publikuar. Fansat e pop-yllit Rihanna janë shokuar nga videoja e fundit e këngëtares, ku ajo shqipton emrin e saj në një mënyrë ndryshe nga ajo që jemi mësuar, shkruan DailyMail.
Autorja e hitit “Umbrella”, bëri bujë në mediat sociale në mënyrën se si e shqiptoi emrin e saj me anë të një videoje që u lansua nga prestigjiozja “VogueBritish”.
Në postimin e bërë komentet më të shpeshta nga fansat e kënëgëtares ishin: “Woow tërë këto vite e kemi shqiptuar emrin e saj gabim”.
31 vjeçarja së fundmi ka paralajmëruar se është duke punuar për finalizimin e albumit më të ri, ku ka edhe bashkëpunime me artistë të njohur.