Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Ja taksat e reja për biznesin

22:51 / January 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Taksat...
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave, thotë se biznesi në Shqipëri do të ketë tre shkallë tatim fitimi, fasha e parë 0% për subjekt me xhiro deri në 5 milion lekë në vit, nuk ndryshon.
Kufiri i sipërm për fashën e biznese që paguajnë 5%, shkon nga 8 në 14 milionë lekë xhiro në vit. Mbi këtë shifër, tatim fitimi është 15%. Ndryshimi tjetër është në tatimin progresiv të pagave, fasha e pagave bruto që tatohet me 13%, rritet nga 130 mijë në 150 mijë lekë në muaj.

“Ne kemi një sistem që takson me 0 % pagat deri në 30 mijë lekë.Takson me 13% pagat nga 30-150 mijë lek dhe takson me 23% pagat mbi 150 mijë”, shprehet Niko Lera. Edhe pse nuk është ligj, rritja e pagës minimale dhe maksimale për efekte fiskale, rrit sigurimet që paguajnë punonjësit me paga mbi 114 mijë lekë në muaj.

“Kemi llogaritur që kjo rritje e pagës minimale të gjenerojë 1.7 miliardë lekë fonde, të cilat do të shkojnë në fondit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, thotë Lera. Në 2019-ën është rritur akciza e programuar e duhanit, ndërkohë është ulur tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja për të gjithë sektorin e agroturizmit, nga ana tjetër taksa e dividentit ose fitimit që shkon në xhepat e aksionerëve të kompanive, shkon nga 15 në 8%. Por sa është efekti i ndryshimeve fiskale në buxhet.

“Ne kemi llogaritur një efekt diku tek 5-6 miliardë lekë të paketës fiskale në buxhet, duke përmbledhur efektet e rritjes së pagës minimale dhe uljes së taksës së dividentit”, deklaron Lera.

2019 Taksat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Taksat që ndryshojnë/ Shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë

15:26 / November 8, 2025

Rikthimi i “sirenave” të 2019 në opozitë, a do të pendohen sërish?!

20:15 / October 2, 2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:15 / June 3, 2025

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.