Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Jala nuk ka qenë kurrë kaq bosh…”/ Gazetari publikon fotot: Ky vit duhet të kthehet në mësim

19:38 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ki
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse ndodhemi në mes të korrikut, numri i pushuesve që zgjedhin të shpenzojnë në bregdetin e jugut ka rënë krahasuar me një vit më parë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka publikuar disa foto Jala. Ai shkruan se jo më larg se dje, në këtë plazh, i cili çdo vit frekuentohej nga qindra pushues, çmimi i çadrave u ul në 700 lekë të reja.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Himarë e Sarandë, shkruan Mehmeti.

Postimi i plotë:

Këto foto janë bërë në Jal vetëm një ditë më parë ku çmimet e çadrave ishin ulur në vetëm 700 lekë të reja me dy shezlon. E keni parë ndonjëherë një prej plazheve më të bukura në Shqipëri kaq shkretë?Po ashtu edhe në Himarë apo Sarandë paraqitet e njëjta pamje me plazhe të zbrazura. Lufta dhe çmimet bëjnë punën e tyre por pritshmëritë nuk duhet të ishin si vitin e kaluar dhe parvjet për disa arsye .Vitin e kaluar ndryshe nga shumë vënde të tjera që u mbyllën për shkak të pandemisë,Shqipëria ishte e hapur si për Shqiptarët dhe si për shumë vënde Ballkanike e më gjerë.Kjo bëri që të kishte një fluks tejet të madh të turistëve nga këto vënde duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion kryesor turistik për dy vite.

Hapja dhe e vëndeve të tjera bëri që dhe shumë Shqiptarë,Ballkanas dhe me radhë,të shkonin në ato vënde që nuk arritën të shkonin gjatë pandemisë. Patjetër që dhe çmimet kanë ndikimin e tyre si pasojë e luftës dhe rritjes së çdo produkti por kurrë skam dëgjuar çmime në mase me 250 euro .Ditët e fundit i kan sugjeruar miqve dhoma me 40 ,50 apo 60 euro në Lungomare apo Radhimë në hotele mjaft cilësorë por atë 250 në këtë periudhë nuk e pash askund (Edhe Marina Bay që është ndër më luksozët nuk e ka aq në këtë kohë).

Gjithsesi pas datës 15 korrik mendoj se turistët do jenë të shumtë në numër po ashtu kryesisht Italianët ,të cilët sipas informacioneve nga kompanitë e udhëtimit,do të vijojnë deri në mes të shtatorit. Ajo që duhet bërë është fakti që ky vit të jetë një mësim për vitet që do të vijnë,me qëllim që të ndërtohen strategji dhe atraksione që turistët e qershorit apo korrikut, të zgjedhin zonat e jugut.

jala plazhi pushimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Vaji i ullirit nuk po shitet, ankohen fermerët: Shitet i falsifikuari, prodhimi ynë po mbetet stok

12:28 / December 4, 2025

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të enjte

07:58 / December 4, 2025

Tre vitet e Dumanit në SPAK, sukses apo propagandë?!

21:49 / December 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.