Në zonën që njihet si Boskoreale në Napoli të Italisë, një 40-vjeçar polak, pretendonte se quhet Andri Shevçenko. Edhe pse ngjashmëria, duhet theksuar, ishte e madhe me ukrainasin e Milanit, autoritetet policore e kanë kuptuar se bëhej fjalë për një kriminel, i cili ishte dënuar me arrest shtëpie.
Siç raportojnë mediat italiane, karabinierët e kanë gjetur të dehur, ndërkohë që një javë më parë, personi në fjalë ishte larguar nga shtëpia, edhe pse e kishte të ndaluar, pasi dënimit që kishte marrë për akuzën e një serie vjedhjesh.
Pas disa ditësh kërkimesh, policia e gjeti në një fermë të madhe. Ai nuk tentoi të largohej, por përkundrazi, përdori emrin e Andri Shevçenkos, duke pretenduar se ishte ai. Por, karabinierët nuk u gënjyen nga diçka e tillë, dhe hajduti u dërgua menjëherë në burg.