Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Jam drejt shërimit të plotë”, Brataj: Urgjenca Kombëtare është termometri i situatës. Ka 3 herë më pak thirrje se në mars

23:59 / April 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Emergjencës Kombëtare Skënder Brataj në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24”, foli për shëndetin e tij, pasi më herët është infektuar me koronavirus.

Brataj, që ende kishte shenja të infeksionit me Covid-19, u shpreh se është në karantinë e se është drejt shërimit të plotë.

“Luftën e përbashkët e ktheva në luftë personale. Jam në fazën finale, besoj se jam drejt shërimit të plotë, pa pasoja të rënda. Edhe unë si gjithë protokolli mjekësor, po qëndroj në karantinë. Akoma nuk kam bërë tamponin. Po, kam pasur simptoma të Covid-19, të mesme. Këshilloj cdo njeri të trajtohet në banesë, e jam i bindur se situata do të shkojë drejt rregullimit”, tha Brataj.

Skënder Brataj theksoi se mjekët janë krenaria e momentit, ndërsa u shpreh se në Urgjencën Kombëtare ka 3 herë më pak thirrje se në muajin mars. 

“Sot janë 120 ambulanca që janë duke punuar, kemi spitalet në dispozicion të plotë. Janë mbi 1000 e ca vetë që edhe natën kujdesen për pacientët. Doja të përshëndes të gjithë bluzat e bardha. Mjekët janë krenaria e momentit. Sot u mor vesh se cfarë janë bluzat e bardha, të gjithë ata që rrezikojnë jetën për të na bërë jetën tona më të mire. Sot janë 3600 thirrje në ditë, 3 herë më pak se më 10 mars. 1200 janë për koronavirusin, jo thirrje për të sëmurë por kërkojnë informacion”, tha Brataj.

Më tej, Brataj nënvizoi se shëndetësia është jetike për këtë moment që po kalon bota.

“Bota shkoi në krizë nga një virus, që varet nga mjekësia. Bota do të ndryshojë se s’bën, duam apo nuk duam. Jemi përballë një armiku të padukshëm, që po të kapi, je vetëm në duart e shëndetësisë, nuk ke ku shkon. Shëndeti i njerëzve ka shumë rëndësi. Shëndeti, thotë OBSH është shumë i rëndësishëm. Shoqëria përbëhet nga persona, nga komuniteti. Kur shpërtheu EBOLA në Afrikë,me te u moren shumë organizata joqeveritare. Doli përfundimi se duhet të mbështetemi në një strukture”, tha Brataj.

Mars Skender Brataj termometri urgjenca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.