Jennette McCurdy, aktorja e Nickelodeon, tashmë shkrimtare dhe regjisore, ka zbuluar detaje të reja tronditëse rreth marrëdhënies së saj të paqëndrueshme me të ëmën, duke treguar kështu arsyen se pse i ka vendosur librit të saj titullin “Jam e lumtur që nëna ime vdiq”.
Në një intervistë në “Red Table Talk”, shkrimtarja 30-vjeçare ka folur për abuzimin fizik, mendor dhe seksual që ajo pësoi nëna e saj.
30 -vjeçarja, e cila është e njohur për shfaqjen e saj hit televizive, i Carly, zbuloi se kur nëna e saj u diagnostikua me kancer ajo ishte dy vjeçe, ndërsa sjellja e saj filloi të bëhet gjithnjë e më kontrolluese.
Ajo tregoi se si nëna e saj e shtyu Jennette në aktrim në një moshë të re, duke u përpjekur të jetonte ëndrrat e saj përmes të bijës në një mënyrë të egër.
Jennette McCurdy pretendon gjithashtu se e ëma e detyronte të bënte dush me një nga vëllezërit e saj më të mëdhenj kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe.
Më tej, ajo lexoi live në emision një email që e ëma i kishte dërguar kur ajo ishte ende adoleshente.
“Më ke zhgënjyer. Ti ke qenë engjëlli im i vogël, ke qenë e përsosur, por tani nuk je tjetër gjë veçse një grua e përdalë, një k***ë. Po e konsumon veten me një gomar të neveritshëm. I pashë fotot në faqen e internetit të TMZ. Je një gënjeshtare, dyfytyrëshe dhe e ligë. Dukesh e fryrë, kuptohet po ha shumë nga stresi. Ti më neverit. Nuk të kam rritur që të jesh kështu. Çfarë ndodhi me vajzën time të vogël të mirë? Ku shkoi ajo dhe kush është ky përbindësh që e zëvendësoi? Je përbindësh i shëmtuar tani.”
Në fund të mesazhit e ëma i jepte urdhër: “Dërgo para për frigorifer të ri. Ai që kemi u prish”.
Nëna e 30-vjeçares u nda nga jeta në vitin 2013.