Isli Islami këtë mëngjes e ka drejtuar “Wake Up” me një nga ikonat e muzikës shqiptare, Irma Libohova. E qeshur si gjithmonë me një pozitivitet që e karakterizon Irma dhe Isli e kanë bërë mjaft zbavitëse mëngjesin e kësaj të mërkure.
E pyetur nga Isli a e mban mend kur ka kenduar per here te pare, Irma tha se në fakt ajo nuk ka dashur dhe madje është fshehur poshtë tavolinës, por këngën më pas e këndoi për mrekulli. Bëhet fjalë për Irma Libohova 3-4 vjeç kur nisi dhe karriera muzikore dhe këngëtarja e mban mend edhe sot.